← Kthehu te letrat

familje

Babai im nuk tha kurrë "të dua"

Ilir · Gjakovë · 22 korrik 2026

Por ngrohte makinën para se të dilja në dimër. Por linte drita ndezur kur vonohesha. Por priste në këmbë deri sa hyja nga dera. Ka njerëz që e thonë dashurinë me fjalë dhe ka njerëz që e bëjnë. I imi e bëri, çdo ditë, për njëzet e pesë vjet.
Një letër tjetër

Fjalë të lëna këtu (0)